Ndërlidhjet

Vendosja e shtatores së Klintonit

  • RFE /RL

Prishtinë - Shtatorja e presidentit Bill Klinton

Prishtinë - Shtatorja e presidentit Bill Klinton

Me nismën e shoqatës “Miqtë e Amerikës, miqtë e Bill Klintonit”, në Prishtinë është vendosur shtatorja e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, në sheshin që mban emrin e tij.

Përurimi i shtatores, i paraparë të mbahej sot, është shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së vetë presidentit Bill Klinton, ka njoftuar Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media. Sipas së njëjtës, pjesëmarrja e presidentit është konfirmuar për fillimin e muajit të ardhshëm.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës “Miqtë e Amerikës, miqtë e Bill Klintonit”, shtatorja do të inaugurohet në shenjë falënderimi të popullit të Kosovës për ish-presidentin Klinton dhe për Shtetet e Bashkuara.

E punuar nga skulptori Izeir Mustafa, shtatorja thuhet se peshon 900 kg dhe se është e gjatë 3 metra.
XS
SM
MD
LG