Ndërlidhjet

Rusia akuzon Gjeorgjinë për ndihmë al-Kaidës


Shefi i shërbimit sekret të Rusisë, Aleksandar Bortnikov, sot ka akuzuar Gjeorgjinë për stërvitje dhe lejim të kalimit të sigurt të agjentëve të al-Kaidës, që planifikojnë akte terroriste në rajonin rus të Kaukazit Verior.

Ai tha se “audio dëshmitë, që janë zënë nga kryengritësit, e tregojnë këtë, së bashku me emisarët e al-Kaidës, ata kishin kontakte me përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të Gjeorgjisë”.

Zoti Bortnikov, poashtu, akuzoi Gjeorgjinë për furnizim me armë dhe me fonde për aktivitete terroriste në rajonin rus të Dagestanit.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se një vit pas konfliktit të aramatosur, lidhur me rajonin separatist gjeorgjian, Osetia Jugore, tensionet ndërmjet Rusisë e Gjeorgjisë mbesin të larta.
XS
SM
MD
LG