Ndërlidhjet

Presidenti Topi viziton Slloveninë


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, sot arrinë në Lubjanë, për një vizitë dyditëshe, me ftesë të presidentit slloven, Danillo Tyrk.

Pritet që të dy presidentët, në takimin e tyre, të bisedojnë për marrëdhëniet e dyanshme, e veçanërisht për bashkëpunimin ekonomik, financiar pastaj në sektorin teknologjik e të tjera.

Fokusi do të jetë edhe në çështjet lidhur me synimet e Shqipërisë për integrim në Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit dyditësh në Lubjanë, presidenti Bamir Topi, do të takohet edhe me zytrtarët e tjerë të lartë të Sllovenisë.
XS
SM
MD
LG