Ndërlidhjet

Iran: Fillon procesi kundër Karubit


Raportohet se autoritetet në Iran e kanë nisur një proces kundër klerikut reformator, Mehdi Karubi, lidhur me akuzat e tij se disa mbështetës të burgosur të opozitës janë dhunuar.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA, njoftoi se një Komitet special gjyqësor e ka përgatitur lëndën dhe e ka dërguar në zyrën e prokurorit.

Kleriku pro reformator, Mehdi Karubi, ishte kandidat në zgjedhjet e fundit presidenciale në Iran. Ai i zemëroi zyrtarët me deklaratën e tij se disa njerëz, që ishin arrestuar për shkak të protestave pas zgjedhjeve presidenciale, ishin dhunuar në burg.

Muajin e kaluar, zyrtarët gjyqësorë i kanë hedhur poshtë akuzat e zotit Karubi.
XS
SM
MD
LG