Ndërlidhjet

Kabul: Dorëheqje nga Komisioni hetimor


Njëri nga dy afganët, anëtarë të Komisionit që mbështetet nga Kombet e Bashkuara, e që zhvillon hetime lidhur me akuzat për vjedhje të votave në zgjedhjet presidenciale, ka dhënë dorëheqje, duke thënë se kishte ndërhyrje nga ndërkombëtarët.

Anëtari afgan, Maulavi Mustafa Barakzai, ka akuzuar se tre anëtarë të jashtëm të Komisionit, një amerikan, një kanadez dhe një holandez, “po ndërmerrnin vendime” pa konsultime.

Komisioni për hetimin e vjedhjeve të votave i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka thënë se tërheqja e anëtarit afgan nuk do ta pengoj punën e mëtejshme.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Alim Sidik, ka thënë se OKB-ja vazhdon të besoj se Komisioni do të paraqesë një konkludim korrekt.
XS
SM
MD
LG