Ndërlidhjet

logo-print

Rusi-SHBA: Përparim rreth çarmatimit



Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë progres “thelbësor” në bisedimet mbi traktatin e ri për reduktimin e armatimit bërthamor.

Lavrov i bëri këto komente pas bisedimeve me Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, sot në Moskë.

Marrëveshja START e vitit 1991, e cila e kufizon arsenalin bërthamor të dy shteteve skadon në dhjetor.

Negociatorët amerikanë dhe rusë tash përpiqen të arrijnë një marrëveshje të re para datës së skadimit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Klinton tha se megjithëse mospajtimet kanë mbetur, raportet e dy vendeve po bazohen në respektin e ndërsjellë.
XS
SM
MD
LG