Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Irani t’i rishikojë dënimet me vdekje




Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Iranit që ta rishikojë edhe një herë denimin me vdekje të tre njerëzve, të cilët ishin arrestuar pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale iraniane të qershorit.

Në deklaratën e saj, komisionerja Navi Pillay tha se ka pasur “shqetësime të mëdha” për mënyrën se si janë zhvilluar gjykimet.

Një zëdhënës për media i ministrisë së drejtësisë në Teheran është cituar të ketë thënë se tre personat ishin dënuar me vdekje për shkak të rolit të tyre në incidentetet pas zgjedhore.

Pillay gjithashtu se eshte “thellë e tronditur” nga varja e një 21 vjecari, i cili u dënua për një vrasje që e kishte kryer kur kishte qenë i mitur.
XS
SM
MD
LG