Ndërlidhjet

Rumani: Parlamenti rrëzoi Qeverinë



Ligjvënësit rumunë e kanë rrëzuar qeverinë e pakicës me një mocion mosbesimi.

Deputetët votuan 258 ndaj 176 në mbështetje të mocionit.

Opozita e qendrës dhe e majta e kërkuan votëbesimin e qeverisë pasi kabineti i koalicionit të kryeministrit Emil Bok u përça në fillim të tetorit.

Kabineti do të mbetet në pushtet derisa parlamenti të zgjedhë qeverinë e re.

Kjo mund të sjellë vështirësi në plotësimin e kushteve për paketën e ndihmës prej 20 miliarda euro, të cilën Rumania e fitoi sivjet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ta luftuar krizën financiare.
XS
SM
MD
LG