Ndërlidhjet

logo-print

Ministria e Jashtme në Nju Delhi refuzoi kërkesën e kryeministrit Sali Berisha, që eshtrat e Nënë Terezës të prehen në Shqipëri. Ajo mori shtetësinë e Indisë në vitin 1951.


India e ka refuzuar kërkesën e Qeverisë së Shqipërisë që t’i kthejë eshtrat e Nobelistes Nënë Terezë, e cila është e varrosur në qytetin e Kalkutës.

“Nënë Tereza ishte shtetase e Indisë dhe ajo prehet në vendin e saj, në tokën e vet”, e transmeton AFP zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Vishnu Prekash.

Shqiptarja Nëna Terezë, e cila u shpërblye me Çmimin Nobel për Paqe për punën e saj me më të varfrit, e mori shtetësinë e Indisë në vitin 1951.

Çështja e kthimit të eshtrave të saj në Shqipëri “nuk është ngritur aspak”, tha Prakash.

Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se qeveria e tij do t’i intensifikojë përpjekjet për t’i kthyer eshtrat e Nënë Terezës para 100-vjetorit të lindjes së saj, në gusht të vitit të ardhshëm.

E lindur në Shkup në vitin 1910, si Agnesë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza mbërriti në Indi në vitin 1929 dhe ua kushtoi jetën të sëmurëve dhe më të varfërve.

Ajo e mori emrin e ri pasi u shpall murgeshë në vitin 1930, ndërsa në vitin 1950 e themeloi urdhrin, i cili përkujdeset për fëmijët, të moshuarit, si dhe për ata që vuajnë nga leproza dhe AIDS-i.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG