Ndërlidhjet

Bosnje: Dodik kërkon referendum për statusin



Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes Millorad Dodik deklaroi se përfaqësuesve të SHBA dhe BE-së u ka propozuar sot që në kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës të futet dispozita për të drejtën e entiteteve për referendum mbi statusin.

“Është e qartë se legalizimi i kësaj të drejte e nënkupton edhe pëlqimin e të tjerëve. Por, kjo është ajo që ne mendojmë se duhet të përfshihet në Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës”, ka thënë Dodik pas takimit me anëtarët e ekipit të ekspertëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG