Ndërlidhjet

Prishtinë: Granatë dore në Rektorat



“Rreth orës 08:00 në mëngjes policia e Kosovës është informuar për një mjet shpërthyes në Rektorat. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar që bëhet fjalë për një granatë dore”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci, ka bërë të ditur se policia menjëherë ka lajmëruar njësitet përkatëse të KFOR-it, për të bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes. Njësitet e KFOR-it, rreth mesditës kanë bërë çmontimin e mjetit shpërthyes.

Policia ka pohuar se ende nuk dihet se nga kush ka mundur të vendoset mjeti dhe se hetime janë duke vazhduar.
XS
SM
MD
LG