Ndërlidhjet

Baroso: Klaus të mos nxjerrë pengesa



Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso i bëri thirrje presidentit të Çekisë, Vaclav Klaus që ta nënshkruajë të shumëpriturin Traktat të Lisbonës dhe të mos nxjerrë “pengesa artificiale” në rrugën e ratifikimit.

Pas takimit në Bruksel me kryeministrin çek, Jan Fisher, Baroso tha se “nuk do të ishte në interesin e askujt, më së paku të Republikës së Çekisë, që çështja të shtyhet mëtutje”.

Fisher tha se qeveria e tij do ta shtyjë përpara ratifikimin e dokumentit.
XS
SM
MD
LG