Ndërlidhjet

Komisioni Nobel mbron zgjedhjen e Obamës



Komisioni i cili i ndau Çmimin Nobel për Paqe presidentit të Shteteve të Bashkuara Barak Obama sot e ka mbështetur zgjedhjen e tij, pas vlerësimeve se presidenti amerikan nuk e ka meritur këtë çmim.

Kryetari i komisionit Torbjern Jagland i tha agjencisë AP se komisioni “nuk është dakord se Obama nuk ka bërë asgjë”.

“Ai e fitoi çmimin për atë që e ka bërë”, ka thënë Jagland.

Ai ka vlerësuar se Obama ka realizuar kontakt me botën myslimane dhe e ka “modifikuar” propozimin për mburojën antiraketore në Evropë, të cilin e hartoi administrata e ish presidentit Xhorxh Bush.

Jagland dhe tre anëtarët tjerë të komisionit Nobel thanë se kanë pritur kritika pas zgjedhjes që kishin bërë.
XS
SM
MD
LG