Ndërlidhjet

Irlandë: Jep dorëheqje kryetari i parlamentit



Kryetari i Parlamentit të Irlandës, Xhon O’Donahju sot ka dhënë dorëheqje nga presionet pas skandalit, që shpërtheu kur dolën në dritë shpenzimet e tij të shumta për udhëtime.

Donahju, i cili në vitin 2007 u zgjodh kryetar i Parlamentit, i akuzoi kolegët e partisë së tij për dyfytyrësi.

Tre muaj më parë, gazetat irlandeze filluan të botojnë detaje për shpenzimet e tij gjatë udhëtimeve jashtë vendit prej vitit 2002, të cilat kapnin shumën prej 900 mijë dollarë.
XS
SM
MD
LG