Ndërlidhjet

Rusi: Refuzohet aktpadia e nipit të Stalinit



Gjykata e Moskës e ka refuzuar aktpadinë e nipit të Stalinit kundër një gazete ruse, për të cilën ai tha se e ka vënë në pikëpyetje nderin dhe dinjitetin e ish diktatorit sovjetik.

Jefgenij Xhugashvili e ka kontestuar raportin në "Novaya Gazeta", sipas të cilit Stalini personalisht ka nënshkruar urdhërat ekzekutive për mijëra sovjetikë dhe shtetas të huaj.

Raporti ishte i bazuar në dokumentet sovjetike që u zbuluan së fundi.

Xhugashvili kërkonte kompensim në të holla nga gazeta dhe nga autori i artikullit.
XS
SM
MD
LG