Ndërlidhjet

Liderët e Armenisë, Turqisë bashkë në stadium



Presidentët e Turqisë dhe Armenisë sot bashkë do të marrin pjesë në ndeshjen futbollistike të kombëtareve të dy vendeve, në atë për të cilën shpresojnë se do të jetë një hap tjetër drejt zbutjes së tensioneve ndërmjet dy vendeve.

Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl dhe ai i Armenisë, Serzh Sarkasian, do ta ndjekin ndeshjen në qytetin Bursa, vetëm disa ditë pasi dy vendet të shtunën e nënshkruan marrëveshjen për rihapjen e kufijve dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Asnjëra nga kombëtaret nuk kanë gjasa për t’u kualifikuar në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut, por ndeshja shihet si “diplomaci futbolli”, pasi presidenti turk vitin e kaluar vizitoi Armeninë ku ndoqi ndeshje futbollistike.
XS
SM
MD
LG