Ndërlidhjet

Riad: Vriten 2 militantë dhe një ushtar




Në një shkëmbim zjarri në mes të forcave të sigurisë të Arabisë Saudite dhe Al-Kaidës janë vrarë dy militantë dhe një ushtar.

Ngjarja ndodhi në kufi me Jemenin ku u ndalua një makinë me tre burra në të, bëri të ditur ministri i brendshëm i Arabisë Saudite.

Njoftohet se në makinë kishte mjete shpërthyese, pushkë automatike dhe granata.
XS
SM
MD
LG