Ndërlidhjet

Topi: Do të bashkohemi në NATO dhe BE


Presidenti Bamir Topi
Presidenti Bamir Topi

"Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen do të jenë të bashkuara në kuadër të NATO-s dhe BE-së", ka thënë presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në takimin me presidentin e Sllovenisë, Danilo Tyrk.

Siç njofton kabineti i presidentit slloven, Topi ka thënë se Shqipëria nuk angazhohet për bashkimin me Kosovën në një shtet.

Tyrk ka vlerësuar se "sovraniteti i Kosovës është element i stabilitetit në Ballkan dhe se rruga në këtë drejtim është forcimi i shtetit ligjor në Kosovë".

Ai gjithashtu e ka theksuar "rëndësinë e tejkalimit të ideologjive të vjetra të shteteve të mëdha", si dhe rolin e Shqipërisë në "afirmimin e sovranitetit dhe multietnicitetit në shtetet ku jetojnë shqiptarët".

Presidenti Topi, i cili qëndron për vizitë dyditore në Slloveni, u takua edhe me kryeministrin slloven, Borut Pahor dhe kryetarin e parlamentit Pavel Gantar.

Sot presidentët Topi dhe Tyrk do t'u drejtohen pjesëmarrësve të konferencës afariste shqiptaro-sllovene, në kuadër të së cilës do të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunimin e dhomave ekonomike të të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG