Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: S'ka plane për mburojë antiraketore në Gjeorgji



Shtetet e Bashkuara do t’u ndihmojnë forcave mbrojtëse të Gjeorgjisë, por nuk kanë për synim që në këtë vend të vendosin mburojë antiraketore, ka deklaruar Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton.

“Ne do ta ndihmojmë popullin e Gjeorgjisë që të mund të mbrohet”, tha Klinton në një intervistë për mediat ruse.

Klinton sot pritet ta vizitojë sot Republikën e Tataristanit, me çka do ta përmbyllë vizitën e parë të saj në Rusi si sekretare e shtetit.

Klinton do t’u përgjigjet pyetjeve nga një publik lokal në Universitetin Shtetëror të Moskës, përpara se të udhëtojë në Kazan, kryeqytetin e Tataristanit, ku me banorët lokalë do të diskutojë në një tryezë të rrumbullakët.

Dje ajo u takua me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov dhe presidentin Dimitri Medvedev.
XS
SM
MD
LG