Ndërlidhjet

Klinton viziton Tataristanin



Përparimi i vendit varet nga vullneti i qytetarëve për të kultivuar liritë bazë, përfshi dhe të drejtën për të sfiduar një pushtet abuziv, tha Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit i bëri komentet gjatë një takimi me studentë në Moskë.

“Sa më e hapur të jetë Rusia aq më i madh do të jetë kontributi i Rusisë në botë. Sa më dinamik e aktiv të jetë sistemi juaj politik, atëherë do të merrni përgjigje më të mira edhe për problemet që keni”, tha Klinton.

Klinton, e cila sot përmbyll vizitën dy ditore në Rusi, vizitoi dhe Kazanin, qendrën e Republikës së Tataristanit.
XS
SM
MD
LG