Ndërlidhjet

BE: Ballkani, ende punë për të bërë



“Shqipëria është një kandidat i fuqishëm për anëtarësimin në BE”, tha eurokomisioneri për zgjerimin Oli Rehn. Rehn i bëri komentet me rastin e paraqitjes së progres raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Raporti për Shqipërinë ka vlerësuar pozitivisht zgjedhjet e 28 qershorit, por ka kritikuar “politizimin e procesit të numërimit të votave”.
Rehn ka vlerësuar pozitivisht punën e bërë nga Shqipëria për përmbushjen e kritereve në procesin e liberalizimit të vizave. Progres raporti për Shqipërinë thekson problemet me kontrollin politik ndaj gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe dialogun politik.

Lidhur me Kroacinë raporti thotë mund të përmbullen bisedimet për anëtarësi vitin tjetër.

Bashkimi Evropian duhet të hapë bisedimet për anëtarësi me Maqedoninë, rekomandohet në pjesën e raportit për Maqedoninë.

Raporti ka theksuar se Turqia ka nevojë të çojë përpara reformat politike dhe ekonomike, të përmirësojë të drejtat e pakicave, grave dhe sindikatave.
XS
SM
MD
LG