Ndërlidhjet

Moldavi: Nga shpërthimi – 40 të plagosur


Raportohet se afro 40 vetë janë plagosur mbrëmë nga shpërthimi i një granate në qendër të kryeqytetit të Moldavisë, Kishinev, ku mijëra vetë, kryesisht të rinjë, ishin tubuar për ta ndjekur një koncert për nder të përvjetorit të qytetit.

Ministri i brendshëm, Viktor Katan, tha se hetimet e para tregojnë se shpërthimi ishte bërë nga një granatë, që përdoret në ushtri.

Ai u shpreh se mbetet e paqartë se kush e ka shkaktuar këtë shpërthim: huliganët, terroristët apo dikush tjetër.
XS
SM
MD
LG