Ndërlidhjet

Di Karlo: Kosova duhet të veprojë e pavarur



Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Rozmari di Karlo e ka përshëndetur rolin e UNMIK-ut, por ka vlerësuar se një planin ndërkombëtar Kosova duhet të veprojë e pavarur.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Di Karlo e theksoi rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë, dhe shfaqi keqardhje për qëndrimin e shefit të diplomacisë serbe Vuk Jeremiq se Beogradi nuk do të mbështesë daljen e serbëve në zgjedhje.

Di Karlo tha se Kosova ka bërë përparim të madh, duke përkujtuar njohjen nga 62 shtete dhe anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Di Karlo tha se SHBA do ta mbështesin hyrjen e Kosovës, Serbisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe rrugën e tyre drejt integrimeve euroatlantike.
XS
SM
MD
LG