Ndërlidhjet

Australi: Dënohen 5 të dyshuar për terrorizëm



Në Australi janë dënuar pesë persona të cilet kishin komplotuar të kryejnë sulme terroriste islamike.

Ata jane akuzuar për posedim te kimikateve për eksploziv dhe instrukcione për të sajuar bomba.

Secili prej tyre përballet me dënimin maksimal, burg të përjetshëm.

Në gjykimin, i cili zgjati afro një vit, prokurorët i akuzuan ata për përpjekje që të përdorin dhunë ekstreme në përpjekje për ta detyruar qeverinë e Australisë që t’i ndryshojë politikat e saj në Lindjen e Mesme.

Australia ka dërguar trupa në konfliktet në Irak dhe në Afganistan.

Të pandehurit ishin arrestuar në vitin 2005.

Njëri nga të akuzuarit është stërvitur në një kamp terrorist në Pakistan.
XS
SM
MD
LG