Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Familjarët kërkojnë lirimin e amerikanëve



Të afërmit e tre alpinistëve amerikan të ndaluar në Iran për dy muaj e gjysmë, kanë apeluar tek autoritetet iraniane për lirim sa më të shpejt të tyre.

Xhosh Fattal, 27 vjeç,Shejn Bauer, 27 vjeç dhe Sara Shourd 31 vjeç, janë ndaluar nga autoritetet Iraniane gjatë korrikut, kur rastësisht nga Kurdistani kishin kaluar kufirin në territorin e këtij vendi.

Familjet kanë dorëzuar një peticion me 2.500 nënshkrime në selinë e misionit iranian të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, duke shpresuar për lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG