Ndërlidhjet

Izraeli nuk pranon raportin e KB për Gazën



Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu i ka bërë thirrje Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut që ta hedhë poshtë raportin, i cili i akuzon ushtarët izraelitë për kryerje të krimeve të luftës në Gaza dimrin e kaluar.

Raporti i drejtuar nga prokurori për krime lufte, afrikano-jugori Riçard Goldstoun, konkludoi se Izraeli dhe Hamasi me gjasë kanë kryer krime lufte dhe ndoshta krime kundër njerëzimit gjatë tre javëve të luftimeve në fillim të vitit 2009.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut pritet që sot të votojë për rezolutën, me të cilën i kërkohet Këshillit të Sigurimit që brenda 6 muajve të përcaktojë nëse dy palët kanë bërë hetime të besueshme për pretendimet mbi abuzimet.
XS
SM
MD
LG