Ndërlidhjet

Italia pro angazhimit të Xhifonit në veri



Bashkimi Evropian është i përkushtuar në vendosjen e një pranie të gjithanshme dhe të përhershme në veriun e Kosovës, thuhet në një deklaratë të përbashkët për shtyp të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Pieter Feith dhe ambasadorit italian në Kosovë, Mikel Xhifoni.

Në këtë kontekst, thuhet në deklaratë, “Qeveria e Italisë me dashamirësi është pajtuar që shërbimet e Ambasadorit të Italisë në Prishtinë, Mikel Xhifoni, t’i vë në dispozicion për të ndihmuar në forcimin dhe promovimin e pikëpamjeve dhe vlerave të BE-së në ate zonë, krahas pranive të BE-së në terren”.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se “ky aranzhim, në asnjë mënyrë nuk e ndryshon mandatin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për Kosovën”.
XS
SM
MD
LG