Ndërlidhjet

logo-print

"Pavarësisht dërgimit të shumë burimeve politike e ekonomike të kushtueshme, BE nuk ka armë më të mirë në rajon sesa perspektivën e qartë për anëtarësim", shkruan "Financial Times".




Tani që Bashkimi Evropian po sheh fundin e betejës institucionale, të stërzgjatur për miratimin e Traktatit të Lisbonës, me gjithë zgjatjen e nënshkrimit nga ana e presidentit çek, Brukseli duhet të gjejë rrugët për të riformuluar arsyet e ekzistencës së Unionit.

Përhapja e stabilitetit demokratik dhe përparimit ekonomik duhet të jetë në thelb të ekzistencës së Bashkimit Evropian.
Shpejtësia e zgjerimit me Bashkimin Evropian nuk është gjëja më e keqe për Brukselin. Po, përse është kaq e rëndësishme?

Arsyet nuk janë thjesht morale, për shkak të paaftësisë me të cilën BE-ja dhe fuqitë e Evropës Perëndimore iu qasën konfliktit të viteve ’90 në ish-Jugosllavi. Gjithashtu, ideja e zgjerimit nuk lidhet as me ndonjë tendencë për shtrirje dhe hegjemoni.

Arsyet janë shumë më konkrete. Ballkani Perëndimor është brenda kufijve lindorë të BE-së. Me gjithë koston e lartë financiare dhe politike që ka ndihma për zhvillimin ekonomik e demokratik të rajonit, BE-ja së bashku me aleatët e saj po përpiqen t’i vënë një çati politike Ballkanit.

Suksesi duket, por nuk është në shkallën e duhur, vetëm sa mban në kontroll konflikte të ngrira. Rajoni që është i përzier etnikisht dhe nga pikëpamja fetare, nuk bën pjesë natyrshëm në mozaikun e shteteve - kombe. Ky konfiguracion mbetet i vërtetë dhe pas lëvizjeve të popullsive gjatë luftërave civile të viteve ’90.

Rajoni ka nevojë për ombrellën shumetnike të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pavarësisht dërgimit të shumë burimeve politike e ekonomike të kushtueshme, Bashkimi Evropian nuk ka armë më të mirë në rajon sesa perspektivën e qartë për anëtarësim.

Kjo do të bënte që vendet e rajonit të ndërtonin një infrastrukturë rajonale. Do të kishim një valë investimesh nga kompanitë e mëdha, çfarë është tipike për këto të fundit pas hyrjes së shteteve në BE, si dhe rritje të kulturës demokratike të kompromisit.

Ashtu si janë gjërat aktualisht, prania evropiane në rajon, me mbikëqyrjen e protektorateve siç janë Bosnja e Kosova, nuk është e suksesshme. Ka probleme për sjelljen së bashku në të njëjtën rrugë të këtyre shteteve problematike. Por, edhe tani që këto shtete nuk janë anëtare, problemet e tyre janë edhe të Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, ekziston rreziku real i përkeqësimit të gjendjes. Raport - progresi gjysmë optimist i Brukselit për vendet e rajonit duhet të shërbejë si shtytje përpara drejt anëtarësimit të rajonit në Union, përpara se të përballemi me një cikël të ri dhune dhe ballkanizimi.

Bashkimi Evropian duhet të përdorë anëtarësimin si çelës për vendet e rajonit që t’i përmbushin kushtet, që përfshijnë nga lufta kundër korrupsionit deri te dorëzimi i të akuzuarve për krime lufte, si Ratko Mlladiq. Por, pas dështimit të viteve ’90, BE-ja ka mundësinë t’i japë fund delirit të Serbisë së madhe apo iluzionit të Shqipërisë së madhe.

I.B
XS
SM
MD
LG