Ndërlidhjet

Gjenevë: U miratua raporti për Gazën


Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara e ka miratuar sot raportin për Rripin e Gazës, në të cilin Izraeli dhe grupi militant palestinez, Hamas, akuzohen për krime të luftës, gjatë konfliktit të fundit.

Në sesionin special të këtij këshilli, raportin e mbështetën 25 vende anëtare të tij, 6 e kundërshtuan, ndërsa 11 abstenuan.

Si Izraeli ashtu edhe Hamasi, i kanë hedhur poshtë akuzat, që paraqiten në raportin e juristit Riçard Goldston nga Afrika Jugore.

Raporti kërkon që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, këtë çështje ta raportoj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, nëse izraelitët dhe palestinezët dështojnë të zhvillojnë hetime për këto akuza.
XS
SM
MD
LG