Ndërlidhjet

Rusi: U dënua ushtari për spiunim për Gjeorgjinë


Një gjykatë ushtarake në Rusi e ka dënuar sot me nëntë vjet burg ushtarin, Xhemal Nakaidze, i cili akuzohej se i ka dhënë informacione sekrete Gjeorgjisë, gjatë luftës me Rusinë, në muajin gusht të vitit të kaluar.

Prokurorët thanë se ushtari Nakaidze ishte joshur nga shërbimet sekrete të Gjerogjisë për të dhënë informacione ushtarake për të holla dhe i kishin premtuar një banesë në qytetin gjeorgjian, Batumi.

Gjyqtari kryesues tha se Gjykata në qytetin Rostov në Don, është treguar e butë, pasi i akuzuari Nakaidze e ka pranuar fajin dhe ka bashkëpunuar me hetuesit.
XS
SM
MD
LG