Ndërlidhjet

Ahmeti: Maqedoni, Kosovë, së shpejti marrëdhënie diplomatike


Lideri i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, është shprehur sot se mund të ndodhë që së shpejti të vendosen marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Maqedonisë e Kosovës.

“Mund të ndodhë nesër, mund të ndodhë pasnesër, mos më kapni për 24 orë”, tha zoti Ahmeti, duke theksuar se “ka klimë të mirë, ka ambient të mirë në mes të dy shteteve, që përfundimisht të zgjidhet kjo çështje, sepse është në dobi edhe të Maqedonisë edhe të Kosovës”.

Sipas tij, kjo do të ishte edhe një “porosi mjaft e mirë për komunitetin ndërkombëtar, në veçanti për Bashkimin Evropian, se tashmë shtetet në Ballkanin Perendimor janë pjekur të vendosin dhe vetë t’i zgjidhin problemet”.
XS
SM
MD
LG