Ndërlidhjet

Prishtinë: Marrëveshja e forcon pozitën e Kosovës



Qeveria e Republikës së Kosovës njoftoi se dje e ka nënshkruar Marrëveshjen Ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë për Demarkacionin fizik të kufirit ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja ndërshtetërore rikonfirmon subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe forcon pozitën e Republikës së Kosovës lidhur me procesin e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë, që do të mbahet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, thuhet në njoftim.

Për më tepër, kjo marrëveshje është në shërbim të thellimit të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal dhe e shpejton rrugën e Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlanike, thuhet në komunikatën e qeverisë në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG