Ndërlidhjet

SHBA: Arrestohet miliarderi për mashtrime



Njëri nder njerëzit më të pasur në Amerikë, Raxh Raxharatnam, është arrestuar nën akuzën për përfitime në mënyrë ilegale.

Prokurori federal në Nju Jork tha se ai dhe pesë të dyshuar të tjerë, kanë fituar më shumë se 20 milionë dollarë për vite me radhë nga një skemë financiare.

Bëhet e ditur se të pandehurit në mënyrë të paligjshme kanë përfituar nga disa kompani, në mesin të cilave janë Google, IBM dhe hotelet Hillton.

Raxharatnam 52 vjec, radhitet i 559-ti në listën e njerëzve me të pasur në botë, me një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG