Ndërlidhjet

Feith: Marrëveshja për kufirin është hap historik



Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për demarkacionin e plotë dhe përfundimtar të kufirit të tyre të përbashkët është hap historik, i cili e përmirëson stabilitetin rajonal, tha Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith.

“I përgëzojë Qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit.

“Në cilësinë e ICR-së në Kosovë dua të përgëzojë Kryeministrin Hashim Thaçi për rolin e tij të rëndësishëm në këtë proces", ka thënë Feith.

Sipas tij, “diplomacia e investuar nga të dy shtetet është shpaguar. Kjo marrëveshje bilaterale është arritje historike, e cila padyshim se do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale tani dhe në të ardhmen.”
XS
SM
MD
LG