Ndërlidhjet

logo-print

Dell: Marrëveshja u hap dyert marrëdhënieve diplomatike



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell, e ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes e cila shënon kufirin shtetëror në mes të Kosovës dhe Maqedonisë.

Ambasadori theksoi se kjo marrëveshje është rezultat i negociatave qëllim-mira nga ana e përfaqësuesve të të dyja shteteve, dhe që për Kosovën përmbush një dispozitë të rëndësishëm nga Plani i Ahtisaar-it.

Marrëveshje tregon përkushtimin e të dyja shteteve, për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe stabilitet në rajon, duke përparuar drejt qëllimit të përbashkët – anëtarësimit të plotë në komunitetin e shteteve Evropiane dhe Euro – Atlantike.

Dell theksoi se kjo marrëveshje i hap dyert drejt themelimit të marrëdhënieve të plota diplomatike në mes të dy shteteve, e që është edhe një e arritur në konsolidimin e rolit të Kosovës në rajon.
XS
SM
MD
LG