Ndërlidhjet

Obama mikpritës i samitit SHBA-BE në nëntor



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama do të jetë mikpritës i udhëheqësisë së Bashkimit Evropian në samitin për Afganistanin, Pakistanin dhe Iranin, si dhe për ekonominë globale, që do të mbahet në fillim të nëntorit.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama dhe nënpresidenti Xho Bajden do të takohen me kryeministrin e Suedisë, Fredrik Reinfeld, kryetarin e Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso, dhe Shefin për Politikë të Jashtme, Havier Solana në 3 nëntor.

Bisedimet pritet të fokusohen në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të bindur Iranin që të heqë dorë nga programi i ti bërthamor, si dhe në samitin mbi klimën që në dhjetor do të mbahet në Kopenhagë.
XS
SM
MD
LG