Ndërlidhjet

Vriten 3 amerikanë dhe 25 talibanë në Afganistan



Forcat e koalicionit të udhëhequr nga NATO-ja thanë se tre trupa amerikane e kanë humbur jetën nga sulmet me bomba në Afganistan.

Koalicioni tha se trupat janë vrarë të premten në lindje dhe jug të vendit por nuk dha detaje tjera.

Në zhvillime tjera, ministria afgane e mbrojtjes tha se forcat e NATO-s dhe ato të Afganistanit kanë vrarë 25 luftëtarë talibanë në sulmet në jug të vendit.

Në incidentin më vdekjeprurës, 20 militantë e kanë humbur jetën në një sulm ajror në provincën Paktika.
XS
SM
MD
LG