Ndërlidhjet

Bruksel: NATO mbështet përforcimet në Afganistan



NATO tha se krerët e ushtrisë e kanë mbështetur dërgimin e forcave dhe resurseve shtesë në Afganistan.

Shefat e mbrojtjes të 42 shteteve, të cilat janë të përfshirë në Afganistan gjithashtu bënë thirrje për t’u fokusuar në mbrojtjen e afganëve si pjesë e “qasjes së re”.

Agjencia AP e transmeton zëdhënësin e komitetit ushtarak të NATO-s tha se megjithate nuk është marrë vendim se sa trupa shtesë do të dërgohen në rajon.

Aktualisht, NATO-ja e përbën rreth një të tretën e më shumë se 100 mijë trupave ndërkombëtare në Afganistan.
XS
SM
MD
LG