Ndërlidhjet

logo-print

ANEB: SHBA, Irani të bisedojnë për programin atomik


Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Muhamad ElBaradei tha se bisedimet e drejtëpërdrejta pa parakushte, ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, janë e vetmja mundësi për zgjidhje të kontestit lidhur me programin atomik iranian.

Ai mëtutje i tha gazetës vjeneze, Di Prese, se sanksionet e reja kundër Iranit vetëm “do ta përkeqësojnë mospajtimin”.

Megjithatë, zoti ElBaradei, ka shprehur optimizëm se bisedimet e planifikuara për javën e ardhshme ndërmjet gjashtë fuqive botërore dhe Iranit, do të finalizohen me një marrëveshje për procesimin e uraniumit të Iranit në shtetet e jashtme. Sipas tij, kjo do t’i hapte mundësitë për bisedime më të gjëra për programin bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG