Ndërlidhjet

Pakistan: Luftime ndërmjet ushtrisë e militantëve


Raportohet se forcat e Pakistanit janë të angazhuara në luftime të ashpra me militantët përgjatë kufirit me Afganistanin.

Mijëra trupa të Pakistanit kanë depërtuar në jug të Vaziristanit, për t’i “pastruar” bazat e talibanëve dhe të al-Kaidës.

Gjatë luftimeve të së shtunës janë vrarë 5 ushtarë dhe 60 militantë.

Zyrtarët thonë se trupat pakistaneze e kanë marrë kontrollin ndaj bazës së talibanëve në Spinkai Ragzai.

Ky sulm i ushtrisë filloi pas një vale të sulmeve të militantëve nga të cilat u vranë më se 175 vetë në gjithë Pakistanin, gjatë dy javëve të fundit.
XS
SM
MD
LG