Ndërlidhjet

Kosovë, Maqedoni: U vendosën marrëdhëniet diplomatike


Ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni dhe kolegu i tij i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, e kanë nënshkruar Aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, ka njoftuar Ministria e punëve të jashtme e Kosovës.

Sipas njoftimit, nënshkrimi i këtij akti është bërë mbrëmë vonë.

Në këtë marrëveshje, pos tjerash, thuhet se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës e Maqedonisë, “do t’i shërbej zhvillimit të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe interesave të paqes dhe të sigurisë në rajon”.

Rrjedhimisht, “Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë, kanë vendosur të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, që nga data e nënshkrimit të këtij akti”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG