Ndërlidhjet

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, dhe ai i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, kanë nënshkruar aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, ka njoftuar MPJ e Kosovës.


Sipas njoftimit, nënshkrimi i këtij akti është bërë mbrëmjen e vonshme të së premtes.

Në këtë marrëveshje, pos tjerash, thuhet se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës e Maqedonisë, “do t’i shërbejë zhvillimit të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe interesave të paqes dhe të sigurisë në rajon”.

Rrjedhimisht, “Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë, kanë vendosur të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, që nga data e nënshkrimit të këtij akti”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Kosovës.

Ky nënshkrim është bërë, pasi Kuvendi i Kosovës dhe ai i Maqedonisë, ratifikuan Marrëveshjen për vijën kufitare ndërmjet dy vendeve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG