Ndërlidhjet

Musavi: Rruga e reformave në Iran do të vazhdoj


Lideri opozitar, Mirhosein Musavi, tha se lëvizja për reforma në Iran do të vazhdoj derisa “të plotësohen kërkesat e popullit”.

Ai tha se mbështetësit e opozitës nuk janë “njerëz që shkaktojnë trazira” dhe se ata që ende mbahen në burgje duhet të lirohen sa më shpejtë.

Me këtë deklaratë ai iu referua goditjes së qeverisë iraniane kundër protestave të opozitës, pas rizgjedhjes së presidentit të linjës së fortë, Mahmud Ahmadinexhad.

Opozita akuzon se zgjedhjet më 12 qershor të këtij viti ishin të manipuluara. Autoritetet e Iranit i kundërshtojnë këto akuza.
XS
SM
MD
LG