Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Pritet akuzë penale për rastin e balonës


Zyrtarë të drejtësisë në shtetin amerikan, Kolorado, thonë se me gjasë do të ketë akuzë penale ndaj prindërve për rastin e balonës, në të cilën mendohej se fluturonte djali i tyre gjashtë vjeçar.

Riçard Hin, babai i fëmiut i ka hedhur poshtë pohimet se incidenti i së enjtes ishte menduar si ngjarje mediale.

Zyrtarët dhe mediat e kanë ndjekur për afro një orë fluturimin e balonës të mbushur me helium, duke menduar se në të ishte djali gjashtë vjeçar Falkon.

Por, pasi balona ateroi në tokë, u pa se në të nuk ishte fëmiu.
XS
SM
MD
LG