Ndërlidhjet

Iraku akuzon fqinjët për vjedhje të arkivave


Iraku sot i ka akuzuar shtetet fqinje për vjedhjen e pjesës më të madhe të arkivave të tij, përfshirë dokumente të vjetra me shekuj, pas invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2003.

Drejtori i Arkivave Kombëtare të Irakut, Sad Iskander, nuk i ka thënë emrat e vendeve, që po i akuzonte, por theksoi se dokumentet përfshinin harta, marrëveshje zyrtare lidhur me naftën, pastaj dokumente për çështje të kufirit dhe të ujit, e të tjera.

Sipas tij, shumë qeveri të jashtme i kanë blerë shumë dokumente nga kontrabandistët.
XS
SM
MD
LG