Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Bilanci i të vrarëve shkon në 42



Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se 42 persona e kanë humbur jetën në sulmin e djeshëm kundër Gardës Revolucionare në pjesën e trazuar juglindore të vendit, duke e rritur bilancin e viktimave nga 35 sa u vlerësua në fillim.

Televizioni gjithashtu tha se dhjetra njerëz janë plagosur në incidentin, ndëkohë që Garda është zotuar për përgjigje “shtypëse” ndaj atyre që qëndrojnë prapa sulmit.

Televizioni tha se në mesin e viktimave janë komandantë të Gardës, civilë dhe liderë fisnorë.

Televizioni tha se përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup lokal sunit.

Zyrtarët e Iranit i akuzuan Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për përzierje, por Uashingtoni i hodhi poshtë pohimet.
XS
SM
MD
LG