Ndërlidhjet

Xhejm Baton kampion në Formula 1



Kampioni i ri i Formula-1, Xhenson Baton ka thënë pas gares në Sao Paulo, se nuk e kishte pritur këtë sukses.

“Gjithnje kam ëndërruar ta arrij, por nuk e kam besuar se do t’ia dal”, tha Baton pas garës në Brazil.

“Jam tepër i emocionuar, i tërë sezoni ka qenë me shumë stres. Nuk e kam pritur të jem kampion bote”, tha Baton, i cili garoi për ekipin e Bron-it.

Baton shënoi gjashtë fitore në këtë sezon.

Ekipi i tij e zuri vendin e pare në konkurencën e konstruktorëve, duke e lënë ekipin Red Bull në pozitën e dytë.
XS
SM
MD
LG