Ndërlidhjet

Departamenti amerikan i shtetit përshëndet marrëveshjen



Shtetet e Bashkuara e “përshëndesin ngrohtësisht” vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe përcaktimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.


“Shtetet e Bashkuara e përshëndesin ngrohtësisht vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe përfundimin me sukses të demarkacionit të vijës së përbashkët kufitare”, thuhet në komunikatën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ian Keli.

Në njoftim thuhet se “Shtetet e Bashkuara u shprehin mirënjohje dy vendeve për vendosmërinë në marrjen e hapit të rëndësishëm në drejtim të integrimeve euroatlantike, vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, duke forcuar stabilitetin në rajon”.
XS
SM
MD
LG