Ndërlidhjet

logo-print

Ahmadinexhad e akuzoi Pakistanin për sulmin



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad i ka akuzuar “agjentët e sigurisë” të Pakistanit për ndërlidhje me sulmin e djeshëm ndaj Gardës Revolucionare të Iranit, dhe i bëri thirrje Islamabadit që t’i kapë autorët e krimit.

Bilanci i të vdekurve nga sulmi në provincën juglindore Sistan-Baluçistan ka shkuar në 42, ndërsa dhjetra persona janë plagosur.

Në mesin e viktimave ka komandantë të lartë të Gardës, civilë dhe liderë fisnorë, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup lokal sunit.

Zyrtarët iranianë më herët thanë se sulmuesit kanë ardhur në Iran nga Pakistani.

Zyrtarët e Iranit gjithashtu i akuzuan Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për përzierje, por Uashingtoni i hodhi poshtë pohimet.
XS
SM
MD
LG