Ndërlidhjet

Senatori Keri e viziton Pakistanin



Senatori amerikan Xhon Keri ndodhet në Pakistan në përpjekje për t’i zbutur tensionet lidhur me paketën e ndihmës prej disa miliardë dollarë nga SHBA.

Ushtria pakisteneze ka thënë se disa nga kushtet për fondet në paketën 7.5 miliardë dollarëshe të ndihmës jo ushtarake për të luftuar ekstremizmin islamik e cënojnë Kushtetutën e Pakistanit.

Presidenti Barak Obama tashmë e ka nënshkruar paketën pesë vjeçare.

Senatori Keri, i cili ishte autor i paketës financiare, pritet të takojë disa krerë të ushtrisë pakistaneze, si dhe udhëheqësit politikë.

Në Pakistan sot gjithashtu ndodhet për vizitë kreu i Komandës Qendrore Dejvid Petraus, i cili i mbikqyr luftërat në Irak dhe në Afganistan.
XS
SM
MD
LG